Kthjellime dhe kalime vranësirash priten në vend deri në orët e mesditës. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në zonat malore.
Gjatë mbrëmjes, territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta që do të jenë më të pranishme në zonat veriore dhe lindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten në të njëjtin nivel në mëngjes por pritet të rriten në mesditë duke u luhatur nga -1 deri në 14 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.