Masat ajrore me origjinë verilindore kanë diktuar mot të kthjellët por të freskët në vendin tonë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike përjashtuar zonat malore ku herë pas-here do ketë kalime vranësirash.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 15°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.