Deri në mesditë, vendi ynë nesër do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të tij, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.
Parashikohet që pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore ndërsa në të gjithë zonën malore vranësirat do të jenë më të dendura. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlera konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 1 apo 2 ballë.