Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare
, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor ku vranësirat dhe shirat lokale do të jenë të pranishme. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era, do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 2 – 3 ballë.