Qarkullimi i masave me origjinë perëndimore-jugperëndimore do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta pothuajse gjatë gjithë paradites.
Më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar reshje të dobëta e lokale. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike, duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.