Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë.

Herë pas here vranësirat do të rrezikojnë reshje të dobëta dhe lokale, më të dukshme në zonat veriore e verilindore. Parashikohet pasditja të vijojë me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore në zonat Lindore, duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta në ndikimin e motit të vranët. Situata termike nuk paraqitet me ndryshime të dukshme, duke bërë që temperaturat e ajrit të qëndrojnë në vlerat e tyre konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 -5 ballë.

Artikulli paraprakSHTETET QË I FRIKËSOHEN PRESIDENCËS SË TRUMP
Artikulli tjetërDËSHMIA RRËQETHËSE E TERRORISTIT TË STAMBOLLIT