Reshjet e nisura që ditën e djeshme do të vijojnë edhe sot në të gjithë vendin, sipas Institutit të Gjeoshkencave. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Instituti i Gjeoshkencave njofton se në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër për shkak të intensitetit të reshjeve mund të shfaqen rrëshqitje të tokës.
Ndërsa në nivelin 1200 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës