Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Të shtunën Tirana do të shënojë 35 gradë Celcius, ndërsa Berati do të shënojë 36 gradë.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celcius të dielën në Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Artikulli paraprakFLUTURIME ME VONESA, ANULIME APO TË HUMBURA! TË DREJTAT TUAJA! JA SA KOMPENSIM FLUTURIMI MUND TË MERRNI?
Artikulli tjetërTURIZMI MALOR, RAMA: DO TË MBËSHTESIM NGRITJEN E BUJTINAVE. PËR KREDITË, BARRËN KRYESORE TA KETË SHTETI