Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare., ku më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit lindor.

Por duke filluar nga mesdita dhe pasditja parashikohet zhvillim i vranësirave duke bërë që i gjithë vendi të përfshihet nga reshjet e shiut në orët e mbrëmjes. Më të fokusuara shirat do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore, ku pritet që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga vranësira, sidomos përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat do të luhaten nga 5 gradë Celsius në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 60 km/h në drejtimin lindor duke shkaktuar dallgëzim 5 ballë.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 11.11.2019
Artikulli tjetërNDRYSHON LIGJI, QEVERIA VË NËN MONITORIM MINISTRINË PËR GARAT E HEC-VE