Motorçikleta përplas këmbësorin në hyrje të Lezhës
Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes në hyrje të qytetit, ku një motorçikletë përplasi një këmbësor. Për pasojë si kalimtari ashtu dhe drejtuesi i motorçikletës mbetën të plagosur. Ata u transportuan drejt spitalit të Lezhës për mjekim. Mësohet se kalimtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.