Një aksidenti ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, duke lënë pas një viktimë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës”, ku një mjet motoçikletë me drejtues shtetasin Zyrdi Hasani 60 vjeç, banues në Gostivar Maqedoni, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motoçikletës nga rruga është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkak është lagështia në rrugë.

Artikulli paraprakBIZNESET QË NUK KANË VROJTUES RREZIKOJNË LICENCËN
Artikulli tjetërPARA TË BURGOSURVE PËR NDIKIM TEK GJYQTARËT, ARRESTOHET POLICI