Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, ku një motor është përplasur me një biçikletë para derës së Ministrisë së Brendshme.

 Në aksident janë përfshirë një motor dhe një biçikletë.Mësohet se ka të plagosur, pasi të dy drejtuesit si i motorit dhe biçikletës kanë marrë disa plagë.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po u jep ndihmën e parë të plagosurve. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur ndërsa ambulanca ka mbërritur me vonesë. Gjendja e të plagosurit ende nuk dihet. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. Personi që drejtonte biçikletën është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Artikulli paraprakGRABITET BISNESI NË 12 SEKONDA, I MARRIN XHIRON DITORE
Artikulli tjetërSHKATËRROHET GRUPI I DROGËS, DREJTOHEJ NGA NJË SHQIPTAR I DËNUAR