Motra e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi kërkon kujdestarinë për dy fëmijët e saj.

Amelia Hafizi ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Civile në Tiranë për dy fëmijët e Fildesit të ndjerë, ndërsa babai i tyre është në burg. Në seancën e parë për t’u njohur me kërkesën është thirrur edhe babai biologjik i fëmijëve, Fadil Kasemi, autori i vrasjes së gjyqtares.Babai i fëmijëve është shprehur kundër birësimit.

 “Fëmijët s’kanë pse shkojnë tek tezja kur mund te rriten pranë të afërmve të mi”. Tha kasem hafizi para togave te zeza. Padia është depozituar më 6 shtator 2017. Me heret Bashkia e Tiranës ka mbajtur premtimin duke i ardhur në ndihmë familjes së Fildes Hafizit, gjyqtares së vrarë nga ish bashkëshorti i saj. Dy fëmijët e saj dhe gjyshërit e tyre janë transferuar në një shtëpi të re ku bashkia ka siguruar pagesën e qerasë dhe mobilimin.

Jo vetëm kaq. Është ndihumar për të bërë procedurat e kalimit të kujdestarisë, nga i ati tek tezja e fëmijëve dhe fëmijët mund të përfitojnë një pension kujdestarie prej 9 mijë lekë në muaj secili si dhe siguruar transporti falas për në shkollë e fëmijëve. Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, motra e së ndjerës, Amela Hafizi ka falenderuar kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e tij për mbështetjen e ofruar dy fëmijëve në një moment kaq të vështirë për familjen.

Artikulli paraprakTË RINJTË NË SHKODËR, KUJTOJNË MIGJENIN
Artikulli tjetërCUNGU: 80% E LOJËS NE PADRON TË FUSHËS