Burg pa afat ka vendosur gjykata për 18 vjeçaren Orialda Kajtazi më të madhen e familjes Kajtazit të akuzuar për shkatërrimin dhe vjedhjen e banesës së saj Ndërkohë, Klevisa Kajtazi për 14 vjeçaren prokuroria vendosi masën ‘detyrim paraqitje’. Prokuroria e qytetit bregdetar ka theksuar në dhënien e akuzës se Orialda është një person me rrezikshmëri të lartë.
Gjykata e shkallës së parë dhe prokuroria e ndanë çështjen në dy dosje.Fillimisht u dha masa për Orialdën 18 vjeçaren e cila akuzohet për vjedhje dhe djegie ndërsa motra e vogël për bashkëpunim. Orjalda ka pranuar që është autore e ngjarjes dhe është treguar e penduar në sallë dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar dore për dore me motrën e vogël pa u shkëputur asnjë çast prej saj.Prezenca e familjarëve e babait e nënës dhe e motrës së madhe në sallë tregon që ata nuk duan dhe nuk i kanë braktisur motrat edhe pas vendimit .Drejtuesi i seances Rexhep Bekteshi ngarkoi psikologen që ta ndjeke edhe pas gjyqit rrjedhën e ngjarjes dhe jetesën e vajzës së vogël pranë familjes . Motrat Kajtazi akuzohen për shkatërrim dhe vjedhje prone.Gjyqi ndaj tyre u bë në prani të psikologut dhe një avokati nga shteti për shkak të moshës dhe gjëndjes psikologjike.Të dyja vajzat u bënë kryefjala e mediave shqiptare duke tërhequr vëmendjen e publikut pas zhdukjes sspektakolare drej qytetit bregdetarë ku dhe u gjendën në një banesë të marrë me qera.