Debati i fortë mes dy motrave në Tiranë ka degjenuar në një sherr me thika.

Ngjarja e rëndë sipas policisë, raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në shtëpinë e njërës prej motrave në rrugën “Karaman Ylli”, në Tiranë. Klementina A, 49 vjeçe ka kërcënuar dhe më pas goditur me thikë në dorë motrën, V. A., 58 vjeçe. 58-vjeçarja V.A. bëri kërkesë në polici për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Pas miratimit të urdhërit, Policia e Tiranës arrestoi Klementina A. dhe i sekuestroi thikën. Hetimet për rastin vijojnë.

Artikulli paraprak“E PAPRANUESHME, DHUNUESIT E MJEKËVE NUK DËNOHEN”
Artikulli tjetërMETA BËN DEKRETIN E PARË SI PRESIDENT, JA KUJT I JEP NJË GRADË MADHORE