Tekniku Jose Mourinho thotë se të jetojë vetëm në Manchester është kthyer në një katastrofë për të.
53-vjeçari ka jetuar në një hotel të qytetit të Manchester që kur u zgjodh trajner i Djajve të Kuq. Ai është ankuar edhe për fotografët që e gjëmojnë gjatë gjithë kohës. “Unë dua të kaloj rrugën apo të shkoj në restorant, po s’mundem, nuk më lënë të qetë” tha ai. Kohët e fundit Mourinho po kërkon një apartament, por ai thotë se e ka të vështirë të jetojë pa familjen e tij, të cilën janë të vendosur në Londër. “Për mua është katastrofë, sepse shpesh dua të eci pak vetëm, por njerëzit përqark nuk më lënë. E vërteta është se vajza ime mbush 20 vjeç javës që vjen, djali im do të jetë 17 pas disa muajsh. Por ata kanë jetën e tyre në Londër. Nuk mund t’i shkëpus. Për herë të parë po jetoj larg familjes”.