Më shumë se 160 pasagjerë dhe ekuipazhi shpëtuan për mrekulli vetëm disa sekonda nga shpërthimi në flakë i avinit me të cilin ata po udhëtonin. Avioni Boeing 737, u rrëzua mbi një lumë në Rusi, ku më pas shpërtheu në flakë.

Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë udhëtarët dhe ekuipazhin e kabinës nga ku njerëzit u detyruan të hidhen poshtë mbi krahët e avionit.

Nga hetimet paraprake rezulon se shkak i kësaj ngjarje u bë era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm që nuk e lejonin avionin të bënte uljen e zakonshme.

Edhe pse më shumë se 160 persona shpëtuan për mrekulli, një prej punonjësve që po ndihmonte në misionin e shpëtimit vdiq në vendngjarje nga ataku në zemër.

Autoritetet kanë njoftuar se 18 persona janë të plagosur dhe gjashtë persona të ekuipazhit kanë pësuar djegie

Artikulli paraprakDONI TË PUNONI ME NE?’ AMBASADA AMERIKANE NXJERR NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM. C’DUHET TË BËJNË APLIKANTËT
Artikulli tjetërKOMBËTARJA, PANUCCI ZBARDH LISTËN PËR LIGËN E KOMBEVE, JA TRE SURPRIZAT