Premiera e filmit “Mrekullia” me regji dhe skenar, nga Bruno u shfaq në kinema “Millenium” në qytetin e Shkodrës. Një projekt që ka bërë bashkë artistë të njohur, por dhe emra të rinj për të sjellë këtë film me metrazh të gjatë.

Aktori dhe regjisori Bruno Shllaku tregon se skenari eshte i bazuar në një histori të vërtetë në vitet ’20. Bën fjalë për një mrekulli që Zoja e Shkodrës i bën një nëne dukë ia liruar djalin e saj të pafajshëm nga dënimi kapital që kishte marrë.

Ky film me temë fetare sjell per publikun edhe disa mesazhe në lidhje me psiçikën njerëzore.

Pas Shkodrës filmi “Mrekullia” do të shfaqet në Tiranë, Vatikan, Jeruzalem dhe Granada.

 

Artikulli paraprak“VEPRA POETIKE” NË SYTË E SHKRIMTARËVE SHKODRAN
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI “ANTALOGJI-GEGNISHTJA POETIKE”