Marrëveshja për Stabilizim Asocim (MSA) në mes të BE-së dhe Kosovës, e cila është nënshkruar në vitin e kaluar dhe miratuar këtë javë nga Parlamenti Evropian (PE), pritet të hyj në fuqi në qershor të këtij viti.

Nga marrëveshja del se tarifat doganore, në fazën e parë, do të hiqen plotësisht për gjithsej 2 mijë e 564 produkte bujqësore të përpunuara, përveç mishit, verës dhe produkteve të sheqerit. Ndërsa për produktet industriale, përkatësisht veturat dhe makineritë, tarifat doganore janë të përshkallëzuara për shtatë vitet e ardhshme, dhe ato do të lirohen nga tarifa doganore me zero për qind vetëm pas kësaj periudhe kohore. MSA prodhon dy lloj efektesh materiale dhe procedurale. Tek efektet materiale është tatimi doganor, i cili për një pjesë të mallit do të eliminohet në tërësi, për ato mallra të cilat nuk janë të parapara në anekse, për arsye se në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit janë nëntë anekse dhe pesë protokolle. Zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë shpjeguar se të gjitha ato mallra industriale që s’janë paraparë në anekse do të lirohen me zero për qind, ndërsa në momentin e ratifikimit të marrëveshjes në Parlamentin Evropian, Dogana e Kosovës ka publikuar anekset dhe të gjitha bizneset do të kenë mundësi t’i shohin se cilat mallra lirohen dhe cilat mallra nuk lirohen. Në vitin e parë, sipas kalkulimeve të Doganës dhe Departamentit të Makrosë, parashihet të ketë një zvogëlim në të hyra të tatimit doganor për 24 milionë euro. 20.6 do të jetë tatimi doganor, ndërsa 3.3 për qind do të jetë Tatimi i Vlerës së Shtuar, për arsye se ky lloj tatimi te ne kalkulohet në vlerë të mallit, dmth, vlera e mallit plus taksa e Doganës e Tatimi i Vlerës së Shtuar. 24 milionë euro do të jetë shuma minimale e efektit të MSA-së. Kjo marrëveshje është asimetrike që do të thotë se të gjitha prodhimet vendore do të kenë qasje të plotë në tregun e BE-së përveç atyre që janë të negociuara përmes kuotës. Por edhe kjo përmes kuotës sipas Dedajt është në favor të produkteve tona

Artikulli paraprakZJARR NË HOTEL “KALAJA” SHKRUMBOHET LOKALI NË GJAKOVË
Artikulli tjetërMARSHIMI I PËRVITSHËM NË MALIN E TARABOSHIT