Në një kohë kur në disa zona të Shqipërisë kanë rënë reshjet e para të dëborës, Policia e Shtetit ka dhënë disa këshilla të vlefshme për drejtuesit e mjeteve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ policia i bën apel shoferëve që të mos bëjnë manovra në rrugë me ngrica dhe dëborë.“Këshilla për drejtuesit e mjeteve në kushtet e dëborës dhe të akullit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bora dhe ngricat tashmë prezente në rrugët verilindore të vendit.
Ndërroni gomat nga verore në dimërore.
Përpara udhëtimit me mjet hiqni dëborën komplet nga MAKINA juaj.
Evitoni manovrat e ashpra – “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë
Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi.
Në disheza, përdorni frenimin/motor.Qëndroni larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi.
Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj.
Kujdes me akullin.
Është më i rrezikshëm se dëbora sepse shpesh është i padukshëm në momentin e parë për drejtuesit e mjeteve
Telefononi 112 për çdo problematikë, jemi në shërbimin tuaj thuhet në njoftimin e policisë së shtetit