Muaji Tetor është cilësuar si “Muaji i letërsisë”. Në vetvete, ajo mbart shumë vlera sociale, ekonomike, shoqërore etj. Shkrimtarë të njohur kanë demonstruar risi në letërsinë shqiptare. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe po i kushtohet edhe letërsisë botërore, e cila eshte e pasur në ide, mendime dhe vlerësime.
Ne muajin Tetor kane lindur shkrimtar te njohur te letersise shqiptare si: Gjergj Fishta. Françeskani që kryesoi Komisionin e Alfabetit në Kongresin e Manastirit, mori famë me “Lahutën e Malcisë”. i cilësuar si Homeri i Shqipërisë. Po në Shkodër dhe po në Tetor ka lindur edhe Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla). Shkrimtari që la pas “Poemën e Mjerimit”, si dhe tregime e lirika të shumta, u shua në moshën 27-vjeçare.
Pergjegjesi i muzeut historik “Oso Kuka” ne Shkoder Sokol Parmeza, ne nje lidhje direkte per Star Plus TV, beri me dije se me rastin e muajit te Letersise dhe ne perkujtim te 113-vjetorit te lindjes se Migjenit, muzeu ne bashkepunim me shkollen jo-publike “Dituria”, kane organizuar sot nje ore te hapur.
Edhe pse jetojmë në kohë moderne, libri mbetet mbi gjithçka. Muaji i letërsisë shpreh nderim për të gjithë shkrimtarët që kanë dhënë dhe japin kontribute në literaturën shqiptare.