Muaji Qershor ka rritur disi fluksin e lëvizjeve në pikën kufitare të Muriqan-Sukobinës.
Megjithatë krahasuar e njëjta periudhë me vitin e kaluar këtë muaj ka pasur më pak lëvizje të hyrje –daljeve pasi sipas shefit të kësaj pike Elvis Dervishi ka ndikuar kampionati europian dhe muaji i Ramazanit. Për të përballuar fluksin efektivët e policisë kufitare po punojnë me 4 sporteleve në hyrje dhe 4 në dalje. Vetë vizitorët shprehen të kënaqur me shërbimin dhe faktin që kanë qënë të detyruar të presin por ka edhe prej atyre që nuk janë të kënaqur me procedurën në këtë pikë. Sipas të dhënave të polcisë kufitare në pikën kufitare të Muriqanit nga data 1 deri me 20 Qershor kanë hyrë gjithsej 12813 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 16156. Ndërkohë kanë hyrë 24701 shtetas të huaj dhe kanë dalë 26023 .Gjithsej në këtë pikë kanë hyrë dhe dalë 79693 shtetas shqiptar dhe të huaj.Kanë hyrë 4202 mjete shqiptare dhe kanë dalë 4510.Kanë hyrë 8393 mjete të huaja dhe kanë dalë 8734.Në total kanë hyrë dhe dalë 25839 mjete.Ndërkohë sipoas burimeve janë rritur masat për të parandaluar lëvizjen e personave që shkojnë drejt vendeve të BE-së me qëllim përfitimin e azilit.