Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg shtroi Iftar për agjëruesit, ku morën pjesë Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu etj. Në fjalën e tij Kryegjyshi Botëror tha se këto mbrëmje bashkojnë njerëz të besimeve të ndryshme fetare, për të treguar edhe unitetin e mrekullueshëm që kemi fetar dhe njerëzor.
Në fjalën e saj ambasadorja falënderoi të pranishmit dhe tha se Shqipëria ka një harmoni fetare që do dëshironte ta kishte edhe në vendin e saj.
“Iftari na jep mundësinë të mblidhemi të gjithë bashkë. Vij nga Hajfan, qytet ne Izrael me besime te ndryshme fetare. Ne respektojmë jetën e njëri-tjetrit, por dua te them se ajo qe kam gjetur në Shqipëri është diçka me shumë. Ju jetoni ne harmoni të plotë fetare, në kohë Krishtlindjesh shohim dekorime gjithandej dhe që festojnë të gjithë. Gjatë kësaj jave dëgjoj Ezanin në të gjitha rrugët e vendin. Dua që edhe në vendin tim të ishte kjo harmoni fetare si në Shqipëri”.