Në kuadër të muajit kundër trafikimit të qënieve njerëzore, nxënësit e gjimnazit “Shenjaze Juka” në qytetin e Shkodrës, kanë organizuar një minidramë me titull “Pse vdesim dhe shitemi ne kërkim të jetës”. Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet u shpreh se qëllimi i kësaj shfaqje është ndërgjegjësimi i komunitetit për t’i thënë ndal kësaj plage.

Drejtorja e zyrës vendore e arsimit në Shkodër, Blediana Osja tha se organizimi I këtyre shfaqjeve është një mënyrë e duhur për të sensibilizuar të rinjtë e sotëm.

Drejtori I gjimnazit “ Shenjaze Juka” tregoi se pavarësisht kushteve të vështira në të cilat ndodhemi, kjo ishte një iniciativë e nxënësve për të dhënë një mesazh mbi të drejtat e njeriut.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me institucionin e prefektit qarku Shkodër ku të pranishëm ishin përfaqësues të zyrës vendore të arsimit dhe drejtorisë së policisë Shkodër.

Artikulli paraprakDITA E TË VERBËRVE : PO NA PERSEKUTOJNË
Artikulli tjetërSHKODËR, MEDIU: BASHA DHE OPOZITA TË JENË TË QARTË