Në vetëm 21 ditët e para të muajit Shkurt kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore 14 persona.Ky numër është më i lartë se ai i viktimave nga aksidentet gjatë gjithë muajit Janar në vendin tonë.
14 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në të gjithë vendin deri më datë 21 Shkurt.
Burime nga Drejtori e Policisë Rrugore thonë se numri më i madh i viktimave u shkaktuan nga 10 aksidente të rënda, vetëm në një ndër to që ndodhi të dielën e kaluar në aksin Shkodër – Velipojë, humbën jetën katër pjesëtarë të familjes Preka.
Shifrat e viktimave nga aksidentet në këtë fillim të 2018-s kanë pasur tendencë rritjeje.Muaji Shkurt nuk është mbyllur ende, por në 21 ditë të tij kanë humbur jetë nga aksidentet automobistike 14 persona, ose 1 më shumë se viktimat e gjithë muajit Janar.
Në 21 ditët e para të Shkurtit, sipas Policisë Rrugore në gjithë territorin e Shqipërisë kanë ndodhur 140 aksidente rrugore. Numri i të plagosurve ishte 144 persona, 84 prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake, sipas specialistëve të policisë rrugore ka rezultuar se shkaktar I aksidenteve kanë qenë dy faktor kryesor. E para lidhet me shpejtësinë tej normave të lëvizjes së drejtuesve të automjeteve në rrugë,
ndërsa faktori i dytë që ka rritur numrin e viktimave në rrugë është mungesa e infrastrukturës rrugore si edhe prania e akullit në rrugë.