KOLEGJI TURK “HASAN RIZA PASHA” I PAJISUR PËR MBROJTJEN NGA ZJARRI.
Shkollat jo publike në qytetin e Shkodrës janë një histori tjetër sa i përket sigurisë në rast të rënies së zjarrit. Pjesa më e madhe e tyre plotësojnë pothuajse të gjitha kushtet që duhen në mënyrë që nxënësit të jenë të sigurtë.

Një prej tyre është kolegji turk “Hasan Riza Pasha”. Edhe aty reparti i zjarrfikësve ka ushtruar një kontroll për të parë nëse plotëson kriteret e kërkuara nga Ministria e Brendshme sa i përket paisjeve për shuarjen e zjarrit  dhe mjeteve në rastet e emergjencës. Inspektori i PMNZSH Gazmend Muçmeraj thotë si kolegji turk është një shembull shumë i mirë.Në raste të tilla kur një shkollë plotëson të gjitha kriteret inspektori Muçmeraj shprehet se nxënësit janë të sigurtë.Shkolla si kolegji turk që japin siguri janë të pakta në Shkodër. Për shkollat e tjera publike do të jetë e vështirë të plotësojnë këto kritere sepse drejtoria rajonale e arsimit nuk ka fonde dhe do të duhet Ministria e Arsimit që të financojë për sigurinë në shkollat shqiptare.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/vzbwyaxNUg8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSMAJLI: SHKOLLAT TË PASIGURTA NGA ZJARRET
Artikulli tjetërGRINDJET, “MBYLLET” OPERA E ROMËS