Asnjëherë në ndeshjet në transfertë nuk mungojnë tifozët special të Vllaznisë.
Regjisori Osman Mula ishte i pranishëm në Elbasan ku kuqeblutë barazuan 0-0 me Partizanin duke vlerësuar lojën e ekipit shkodran. Barazimi i Vllaznisë me Partizanin solli edhe batuta duke ngrohur edhe tifozë si këngëtari Luiz Ejlli dhe partnerja e tij Megi Topalli. Dy barazimet e Vllaznisë me pretendentë si Kukësi dhe Partizanit kanë rritur besimin në këtë fillim sezoni tek tifozët.