Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut tw tij amerikan Joe Biden të dielën që të ‘ndihmojë të gjithë botën duke e shpallur Rusinë si një shtet sponsor të terrorit, një veprim që Shtëpia e Bardhë më parë ka refuzuar ta bëjë. Zyrtarët e lartë të administratës së Bidenit kanë qenë në kontakt të ngushtë me homologët e Kremlinit “gjatë ditëve të fundit”, tha gjithashtu të dielën këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, pasi udhëheqësi autokrat rus Vladimir Putin sugjeroi se ai mund të përdorte armë bërthamore në sulmin e tij. Zelensky i tha CBS News se Moska do ta bënte “të pamundur” vazhdimin e përpjekjes për t’i dhënë fund pushtimit përmes bisedimeve diplomatike me Kievin.

“Unë mendoj se është një sinjal shumë i rrezikshëm nga presidenti Putin që na thotë se ai nuk do ta përfundojë këtë luftë”, tha Zelensky. Ai u kërkoi gjithashtu Shteteve të Bashkuara të shkojnë një hap më tej sesa të zbatojnë më shumë sanksione ndaj Rusisë duke treguar ‘pozitën e saj udhëheqëse’ në përcaktimin e vendit si një shtet sponsor të terrorizmit.

“Unë e kuptoj se do të ketë implikime. Këto implikime do t’i bëjnë të pamundura negociatat diplomatike, megjithatë ata janë terroristë dhe ne nuk mund t’i lëmë ta bëjnë këtë nga frika. Ata nuk do të dorëzohen. Ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion”, tha Zelensky. Zelensky përmendi mizoritë e fundit të zbuluara në Kharkiv, një rajon i çliruar së fundmi nga kontrolli i Rusisë nga ushtria ukrainase.

“Filluam zhvarrosjet, ngritëm 500 trupa. Të gjitha familjet u torturuan dhe u vranë. Familjet e tyre u varrosën së bashku. Të rritur, burra e gra dhe fëmijë të vegjël me plumba në kokë. Disa nga pjesët e trupit të tyre mungonin”, tha ai. Por Shtëpia e Bardhë tha në fillim të këtij muaji se një veprim i tillë mund të prishë marrëveshjet e brishta humanitare të vendosura me Rusinë në zonat e Ukrainës nën kontrollin e saj.

Artikulli paraprakE RËNDË NË GREQI/ FOSHNJA 4 MUAJSHE E ÇIFTIT SHQIPTAR INTUBOHET NË GJENDJE TË RËNDË
Artikulli tjetërHARROJINI DITËT ME DIELL, JA ÇFARË NDODH NË SHQIPËRI JAVËN E ARDHSHME