Dhjetra të rinj nga qyteti i Shkodrës kanë shprehur interest të madh për të gjetur mundësinë e punësimit në Gjermani.

Të rinjtë e shkolluar në degë të ndryshme morën pjesë në konferencën e punësimit që u zhvillua nga JobAgentur Europa dhe Opportunity në hotel “Colosseo”. Rudolf Sagner u shpreh se kërkesat e tregut janë për mjekësi, infermier, inxhinier, punë sociale, IT apo babbysiter.

“Kemi arritur që të kontaktojmë me personat që janë të interesuar dhe kanë shkollimin e duhur por edhe me përvojën profesionale. Kam njohur auditorin me procedurat se si funksionon për të ardhur me punë në Gjermani. Në Gjermani kërkohet pjesa sociale, mjekësore apo pjesa e IT dhe inxhinierëve. Situata e punës është e vështirë gjithandej”.

Tashmë shkodranët por edhe shqiptarët kanë shanse që të shkojnë në Gjermani përmes punësimit dhe jo si azilantë. “Të gjithë të interesuarve po mundohemi t’i shpjegojmë se si mund të vijnë në rrugë ligjore. Tregu po kërkon persona që kanë shkollim dhe një përvojë të caktuar. Nëse ne arrijmë që personat e duhur t’i çojmë në vendet e duhura atëherë e kemi fituar këtë luftë. Edhe gjuha gjermane është shumë e rëndësishme sepse duhet që ta dijnë”. Koordinatorja e Opportunity në Shqipëri u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë.

Ikja e shumë të rinjve drejt vendeve si Gjermani apo edhe shtete të tjera të zhvilluara është një minus për Shqipërinë sepse kryesisht mjekësia por edhe profesione të tjera mbesin pa profesionistë të vërtetë.

Artikulli paraprakQYTETARËT SFIDOJNË RREZIKUN, MBIKALIMI NUK PËRDORET
Artikulli tjetërPRAKTIKAT E MIRA,ZGJIDHET QËNDRA SOCIALE “BESA”