Pas sukseseve të njëpasnjëshme si kampion kombëtar, sportisti kosovar Shkëlqim Koçi ka arritur të sigurojë së fundmi medaljen e parë në sportin e mundjes së krahut në nivelin botëror profesionist. Në këtë garë të mbajtur në Zyrih të Zvicrës, garuesi shqiptar Shkëlqim Koçi arriti të nderojë flamurin kuqezi, duke bërë një përformancë shumë të mirë dhe duke zërë vendin e tretë në Kategorinë 75-kg me dorën e djathtë, si edhe vendin e katërt me dorën e majtë në nivelin profesional. Ekipi përfaqësues i Shqipërisë në këtë garë shoqërohej nga zv/presidenti i Federatës së Mundjes së Krahut, Ivo Doshi, i cili është njëherësh edhe trajneri i sportistit Shkëlqim Koçi. Vetë ky i fundit shprehet shumë i lumtur për këtë medalje të fituar.
Ndërkohë, zv/presidenti i Federatës së Mundjes së Krahut, Ivo Doshi, thotë se Shkëlqim Koçi ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi niveli i garës ishte i lartë.
Ky është suksesi i parë profesionist për Shkëlqim Koçin në karrierën e tij sportive, teksa gara e rradhës për të do të jetë e nivelit botëror.
https://youtu.be/WEZyndxy-uM