KRYEMINISTRI RAMA BOJTOHET NGA DEMOKRATËT, VOLTANA ADEMI SQARON. Kryebashkiakët demokratë nuk marrin pjëse në takimin e kryeministrit Rama me të zgjedhurit e rinj vendorë. Nga përgjigja e Voltana Ademit të Shkodrës, ndaj e mailit të zyrës së protokollit të Kryeministrit mësohet se u kërkua një axhendë konkrete dhe e protokolluar e takimit, por nuk pati një të tillë. Një tjetër arsye kryesore është mbajtja e takimit, kur ata nuk e kanë marrë ende zyrtarisht detyrën. 

Gjatë fushatës zgjedhore Edi Rama u bënte thirrje zgjedhësve të mos votojnë demokratët sepse, sipas tij ata nuk bashkëpunojnë dhe nuk do të përfitonin fonde nga qeveria.  Zgjedhjet mbaruan, por Kryeministri Rama nuk priti çertifikimin zyrtar të kryebashkiakëve të rinj për t’i vënë demokratët e zgjedhur në provën e parë. E maili, i mbërritur në drejtim të të zgjedhurve të rinj vendor nga zyra e protokollit e kryeministrit i fton ata në një takim për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi punën e përbashkët mes qeverisë dhe pushtetit vendor pas zgjedhjeve të 21 qershorit, por ata të PD-së nuk shkuan, me perjashtim te te zgjedhurit te Permetit dhe Delvinës. Me këtë takim të parë Rama ndoshta ia doli të mbajë në fuqi mesazhin e fushatës, por demokratët thanë se  nuk mund do të shkonin në një takim të organizuar pa rregulla zyrtare, pa axhendë dhe pa transparencë nga ana e kreut të qeverisë. Një përgjigje vjen nga kryebashkiakja e Shkodrës që pritet të marrë zyrtarisht detyrën, Voltana Ademi.  Sipas korrespondencës, Ademi në përgjigje të ftesës së Kryeministrit thotë se është e gatshme të marrë pjesë me përgjegjësi dhe seriozitet në të gjitha takimet që në fokus të tyre kanë interesat e qytetarëve që e votëbesuan më 21 qershor.  Por ajo si fillim i sjell në vëmendje kreut të qeverisë se KQZ akoma nuk ka shpallur zyrtarisht rezultatet e votimit për zgjedhjet vendore 2015. Së dyti Ademi shprehet se është për një marrëdhënie korrekte dhe zyrtyare me institucionin e Kryeministrit, e cila kërkon rregulla protokollare, të komunikimit formal zyrtar. Ajo ka kërkuar që ftesa të mos i shkojë vetëm përmes e mailit, por edhe e protokolluar dhe bashkangjitur saj detajet e axhendës së takimit e çështjeve për diskutim.  “Çdo formë tjetër kërkese, e pa protokolluar dhe pa një axhendë të specifikuar qartë do të shkaktonte keqkuptime të pa nevojshme e të dëmshme për një raport korrekt ndër – institucional” Voltana Ademi e njeh pushtetin vendor, për shkak të funksioneve në të shkuarën dhe drejtimit së fundmi të departamentit të cështjeve vendore në PD.  Por e zgjedhur si kryebashkiake pas hartës së re territoriale ajo ngre disa shqetësime që do duhej të diskutoheshin në takim me Kryeministrin, pasi drejtuesit e rinj vendor ende nuk janë të qartë për kuadrin ligjor në të cilin duhet të kryejnë punën e tyre. 1.      Cilat janë aktet normative, procedurat dhe rregulloret që do të duhej të ishin tashmë të gatshme për zbatim, bazë për fillimin e punës në administrimin vendor, pas ndarjes territoriale? 2.      Cilat janë financat dhe mënyra e ndarjes së tyre sipas bashkive të reja në periudhën në vazhdim? 3.      Si do të realizohet plotësimi i nevojës së qytetarëve për shërbime publike në vazhdim dhe pa ndërprerje, nderkohë që sot të gjitha ish-njësitë vendore nuk kanë në dispozicion fonde dhe në bazë të urdhëresave nuk mund të ofrojnë apo kryejnë asnjë shërbim, qoftë edhe administrativ për shkak të bllokimit dhe heqjes së fondeve për përdorim? 4.      Si do të shpërndahet fondi prej 20 milion dollarë investime në 61 bashkitë e reja për periudhën në vazhdim? 5.      Cila do të jetë marëdhënia me agjensitë e dekoncentruara, me institucionin e Qarkut dhe Institucionin e Prefektit? Në PD nuk ka pasur një vendim zyrtyar se çqëndrim duhej të mbanin ndaj ftesës së kryeministrit  kryebashkiakët demokratë. Një pjesë e të kontaktuarve se nuk do të shkojnë, jo vetëm se nuk janë ende zyrtarisht të tillë, por se nuk janë vënë në dijeni të nëj axhende kronkrete pune që do t’i përfshinte edhe kryebashkiakët në diskutime. Edhe Voltana Ademi ka mbetur pa përgjigje nga zyra e protokollit e Kryeministrit pas kërkesave të saj.

Artikulli paraprakRAMA TAKOHET ME BASHKIAKËT, MUNGOJNË TË DJATHTËT
Artikulli tjetër3 FUTBOLLISTË FIRMOSIN PËR VLLAZNINË