Këto janë pamjet që të ofron plazhi i Shëngjinit ne keto dite te nxehta korriku.
Mungesa e hapësirave publike mbetet ende nje nga problematikat e zonës, pasi i janë dhene per shfrytezim biznesit privat. Pushuesit kërkojnë që të ndërhyhet nga pushteti vendor, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare që të paguajne shazllone cmimi i te cilit varion nga 500 lek deri ne 25 euro.
Por nga ana tjeter administratori i Shengjinit Gjoke Deda ben me dije se Shengjini ka hapsira te mjaftueshme publike si ne Ranen e Hedhur por edhe ne Kune Vain, ne dy zona te largeta ku jo te gjithe kane mundesine per ti frekuentuar.
Për pushuesit kjo zonë është një nga perlat e Adriatikut, duke ju referuar edhe ndryshimëve rrënjesore që ka njohur gjatë vitëve të fundit.