Mijëra banorë vijonë të jenë të izoluar si pasojë e mungesës së investimeve në Torovicës.Fshati me rreth 5 mijë banorë nuk i ngjan aspak një zone vetëm 17 km larg qytetit të Lezhës.
Të indinjuar banorët tregojnë se janë mashtruar nga të gjitha qeveritë,ndërsa pushteti lokal thuajse nuk ofron asnjë shërbim,e lërë më të flasim për invetime konkrete. Në kushte të tilla,fshati që dikur ishte kryqendër e prodhimeve bujqësore,sot të ofron mjerim.
Shumë të rinj kanë ikur,e banorë të tjerë kanë nxjerrë në shitje banesat,më së shumti për shkak të rrugës.Peticioni me firma të banorëve i drejtohet bashkisë dhe qeverisë që të marrin masa.
Një pelegrin nga Suedia gabimisht zgjodhi rrugën e Torovicës për më shkurt,tesa thotë se më të mbërritur në Jeruzalem,do të lutet për këtë
Rruga rreth 20 km e gjatë është bërë shpesh herë edhe burim aksidentesh ku vitin që shkoi një gurë i shkëputur nga mali i mori jetën dy vëllezërve dhe nuses shtatzënë të njërit prej tyre.
Torovica është fshati që kufizohet me rrugë të asfaltuara si në kahun e Lezhës ashtu edhe me të Shkodrës.