Fshati Rrjoll nuk ka një qëndër shëndetësore për ti ofruar shërbim banorëve dhe pushuesve të Velipojës.

Gjithashtu njerëzit akoma nuk arrijnë që të identifikojnë se në Velipojë ka një qender shëndetësore Ndërsa kërkohen tabela orientuese nga bashkia e shkodrës që të vendosen në plazh për të treguar se këtu ekziston një qëndër shëndetësore.Kanë qënë këto shqetësimet që u ngritën nga Drejtori i Spitalit Rajonal në Shkodër Përparim Çela dhe Drejtori i Drejtorisë Shëndetit Publik Ylber Zama përpara Nënkryetarit të Bashkisë Arben Gjuraj dhe Prefeketit Paulin gjatë takimit të mbajtur në plazhin e velipojës për mbarëvajtjen e sezonit. Ndërkohë Nënkryetari i bashkisë Arben Gjuraj tha se këtë gjë e ka kërkuar edhe vetë ai por për shkak të arsyeve të paqarta fatkeqësisht ministria e shëndetësisë nuk i ka parë sit ë arsyeshme të investojë në shërbimin shëndetësor në Velipojë.

Artikulli paraprakABUZIMI ME FEMIJËT, GJOSHA: DËNIM MAKSIMAL
Artikulli tjetërDORËHEQJA E KRYEBASHKIAKUT TË KAVAJES, REAGON KRYEMINISTRI RAMA