Mungesa e ndriçimit gjatë orëve të mbrëmjes ,është një problem në rrugët periferiferike të qytetit të Shkodrës.

Kjo errësirë në segmentin rrugor Shkodër – Muriqa, vjen e neglizhencës së institucioneve përkatëse. Në këtë aks , ky fakt paraqet shqetësim për banorët jetojnë në këtë zonë. Nga ana tjetër, ato shprehen se ndihen mjaft të rrezikuar nga errësira totale. 

Prej vitesh mungesa e ndriçimit në këtë zonë , ka sjellë ankesa të shumta të banorëve , të cilët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse dhe nuk është marrë asnjë përgjigje. Gjithashtu ,mugesa e sinjalistikës në aksin Shkodër – Muriqan është një problem madhor për drejtuesit e automjeteve që qarkullojn në këtë segment rrugor ,sidomos në stinën e dimrit ku rreshjet janë të shpeshta.

Banorët Një problematik tjetër është se në stinën e dimrit ,kjo zonë përmbytet dhe vështirësia për kalimin e automjeteve është më e madhe duke përbërë një shqetësim për banorët.

Artikulli paraprakKALAJA ROZAFA E ZHYTUR NE ERRESIRE
Artikulli tjetër“GONGU I ARTË” NË SHKUP, VLLAZNIA PRETENDENTE