Edhe këtë fundviti, banorët e fshatit Grudë e Re në njësinë administrative Rrethina do t’I kalojnë festat pa u furnizuar me ujë të pijshëm në banesat e tyre. Një problem ky I cili e ka zanafillën vite më parë e që nuk gjen zgjidhje pavarësisht apelit të banorëve. Mungesa e ujit I ka zbehur festat e fundvitit tregojnë banorët e zonës.
Ndërkohë, banorët tregojnë se e kanë hubur shpesën tek institucionet dhe detyrohen të gjejnë alternative të ndryshme për t’u furnizuar me ujë.
Mungesa e ujit të pijshëm mbetet ndër problemet më të mëdha të kësaj zone e cila duket se nuk do të gjejë zgjidhje as në raste festash ku banorët kanë më shumë nevojë për furnizimin me ujë të pijshëm apo energjinë elektrike.