Prej vitesh kane pritur qe rruga drejt shtepive te tyre te mund te asfaltohej, por kjo nuk ka ndodhur. Duke mos gjetur zgjidhje, tre banore ne lagjen Nene Tereza te Lezhes, zgjodhen qe te hedhin beton me leket e tyre per te lehtesuar levizjen e 20 familjeve qe prekeshin nga rruga e kalldremit.
Kjo eshte zgjidhja provizore qe kane bere banoret ndersa presin edhe ndihmen e bashkise. Pasi mori vete karrocen e betonit dhe punoi sebashku me punetore te tjere per te shtruar rrugen, sportisti elitar i Lezhes, Dritan Smajli, thote se situata eshte e tille prej 60 vitesh dhe ata nuk mund te vazhdonin te prisnin me dhe punuan vete.
Ne te dyja anet rruga lidhet me segmente te rehabilituara, por ne asnje rast nuk eshte nderhyre edhe per zgjidhje te ketyre 20 familjeve.