PIRANI: ASNJË MBESHTETJE NGA BASHKIA SHKODËR. Invalidët e punës po zhgënjehen sërish nga Bashkia e Shkodrës . Për vite me radhë bashkia i ka premtuar invalidëve vende parkimi nëpër qytet që ato të kenë se ku të lënë mjete e tyre. Kjo është deklarata e kreut te kësaj shoqate ne Shkodër, Myhedin Pirani i cili shprehet se ka dërguar pranë këtij institucioni hartën e pikave ku mund te caktohen këto vende.
Prej shumë kohësh Bashkia Shkodër i ka premtuar invalidëve te punës një mbështetje të madhe për problemet që ato kanë. Ka shumë vite që premtohet një gjë e tillë por deri më tani është bërë e pamundur. Shume prej këtyre personave për shkak të kushteve të tyre fizike fatkeqësisht nuk mund të hyjnë normalisht në një institucion.