Furgonët e zonave periferike që në mungesë të një vendqëndrimi të caktuar hyjnë në qytetin e Shkodrës, janë kthyer në një problem serioz për qytetarët si dhe mbarëvajtjen e trafikut në qytet.

Çdo ditë, dhjetëra furgonë udhëtarësh hyjnë në disa prej zonave kryesore duke krijuar trafik. Jashtë kamerave, shoferët e transportit thonë se e njohin problematikën që i sjellin qytetit, por justifikohen me faktin se nuk kanë akoma vendqëndrime të caktuara nga Bashkia Shkodër. Sipas tyre, ngritja e një terminali të posaçëm për furgonët e rretheve do të udhëzonte edhe qytetarët se ku të drejtohen për të përdorur këtë formë të transportit publik. Deri tashmë, Bashkia nuk ka një plan konkret masash për të shmangur hyrjen e furgonëve në qendër të qytetit, por as për gjetjen e një vendi të posaçëm ku këto automjete të qëndrojnë. Më parë, Ministria e Transporteve ka hartuar një projektligj sipas të cilit, nga 1 janari i vitit 2017, çdo furgon që ka kapacitet më pak se 19 udhëtarë nuk do të lejohet të qarkudhojuë në linja ndërqytetase.

Artikulli paraprakFORUMI KOMBËTAR I BIZNESIT TAKIM NË SHKODËR
Artikulli tjetërPARRUCË, KABLLOT ELEKTIKË, RREZIK PËR BANORËT