Per tu pajisur me mjetet e identifikimi ne kete sezon prane zyes se aplikimit ne Shkoder qytetaret duhet te presin jo vetem per disa ore, por madje edhe per disa dite.
Ne ditet e para ketij muaji kjo situate ka ardhur jo vetem si rezultat i kerkesave te larta, por edhe sepse prane te vetmes zyre aplikimi cdo dite shfaqet nga nje problem, si mungese e internetit apo energjise elektrike. Jane vete qytetaret qe raportojne nje situate te tille, ku si rezultat I saj ata detyrohen te sorollaten prej disa ditesh. Fluksi i qytetarëve të cilët më së shumti janë emigrantë dhe kërkojnë të aplikojnë për pasaportë biometrike eshte mjaft I larte ndersa kjo situate paraqitet mjaft problematike sidomos per te vegjelit pasi kushtet ne ambjentin e pritjes nuk jane aspak te pershtatshme. Nderkohe edhe pse kjo zyre aplikimi ka marre kete sezon disa masa per evitimin e radheve perseri ne realitet nuk po japin asnje efektivitet pasi kur akoma nuk eshte shenuar ardhja ne mase e emigranteve fluksi larte vijon te jete prezent.