Saga e seancave gjyqësore për ish-drejtoren e shtëpisë së fëmijës shkollore në Shkodër Albana Llazani vazhdon në gjykatën e shkallës së parë.

As në seancës e radhës për rivlerësim mase sigurie në gjykatën e rrethit nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me akuzat ndaj saj për dhunë apo abuzim seksual të fëmijëve jetim. Edhe pse për herë të parë prokuroria ka qenë e pranishme në sallën e gjyqit me prokurorin Xhevahir Lita gjyqi është shtyrë. Burime pranë gjykatës bëjnë me dije se Llazani nuk është njoftuar në kohë por vetëm në momentin e fundit se prokuroria do ishte e pranishme në sallën e gjyqit. Në këtë mënyrë nuk ka qenë e pranishme por është përfaqësuar nga avokati i saj Ardian Hajdari. Në rivlerësimin e masës është kërkuar që Llazani të jetë e pranishme për të dëshmuar dhe ish-drejtorja i është përgjigjur kësaj kërkese me një shkresë se pranon që të përfaqësohet nga avokati i saj. Në këtë mënyrë ka dërguar këtë shkresë që të mbrohet nga avokati i saj në mungesë por drejtoria e burgjeve në Tiranë e ka marrë këtë shkresë në çastet e fundit dhe më pas përgjigja e Llazanit për t;u përfaqësuar nga avokati i saj për shkak të një defekti në server dhe mungesës së internetit nuk ka ardhur mbrapsht në kohë në gjykatën e shkallës së parë. Në këto momente gjyqtarja Luveda Dardha ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore. Vetëm pak minuta pas vendimit për shtyrjen e seancës gjyqësore nga drejtoria e burgjeve ka ardhur shkresa e Llazanit për t’u mbrojtur nga avokati i saj por ajo shkresë do jetë e vlefshme për seancës e radhës në kërkesën nga pala mbrojtëse për rivlerësimin e masës së sigurisë për Albana Llazanin. Kjo e fundit do vijojë të qëndrojë në burg edhe për disa ditë tjera nga neglizhenca dhe mungesa e profesionalizmit institucional.

Artikulli paraprakSITUATA E BORËS, RAMA MBLEDH EMERGJENCAT
Artikulli tjetërSHPËRTHIM I FUQISHËM NË IZMIR, 10 TË PLAGOSUR