VLLAZNIA MBETET SËRISH NË MES TË KATËR RRUGËVE.Është shtyrë sërish mbledhja e Këshillit të Bashkisë për të vendosur emrat e rinj të bordit drejtues të skuadrës së Vllaznisë. Mbledhja e realizuar ditën e shtunë, është shtyrë për të hënën për shkak se përfaqësuesit e partive politike në Këshill nuk kanë rënë dakord për emrin e Këshilltarit të 7 për të plotësuar bordin.

 Më shumë se një arenë politike, Këshilli i Bashkisë, tashmë po mban peng të ardhmen e skuadrës, rrogat e lojtarëve dhe ecurinë në kampionati. Kjo për shkak se në javët e mbetura, kuqe blutë do të vijojnë të jenë në ujëra të turbullta, kjo për shkak se mungesa e drejtuesve, apo e garancisë për lojtarët, bën që ato të mos japin maksimumin në fushën e lojës. Këtë herë mbledhja e këshillit me shumë mundësi do të zhvillohet ditën e mërkurë. Kjo për shkak se ditën e hënë nuk ka qenë prezent në Shkodër Kryetari I Këshillit, Bardhyl Lohja. Pra deri të mërkurën do të flitet sërish për bordin e ri, kush do të jenë anëtarët, e kush prej tyre do të përzgjidhen. Në mbledhjen e parë janë propozuar 7 emra. Deri me prishjen e kontratës me Gea Sport, bordi është përbërë me 5 anëtarë, por këtë herë është propozuar të bëhet me 7. Kështu krahu i majtë politik, ka propozuar Erogen Vason, Luan Heten dhe Edip Shirokën. Ndërkohë krahu i djathtë që duhej të propozonte katër emra, ka rënë dakord për tre të parët, me Xhemal Bushatin, Xhevdet Amulin dhe Avenir Haxhinë. Ndërkohë që emri i katërt ka qenë më problematiku, ku krahu i djathtë propozoi dy emra, Ferdi Lluja e Nikë Kodra. Lluja duke u tërhequr nga gara, bën që të mbetej Kodra, por për këtë, u vendos më pas mbledhja e radhës për të hënën që është shtyrë sërish. Megjithatë duket qartë që këtë herë Vllaznia është duke u mbajtur peng nga politika dhe jo zgjidhja për të ardhmen e saj 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/CxICZVqmXUQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAMA :NE BETEJË PËRNJË EUROPE TE MADHE, JO ‘SHQIPËRI’
Artikulli tjetërPAKISTAN, 57 TË VDEKUR NË AKSIDENT