Edhe pse jemi ne ditet me te ftohta te vitit , ndermarrja e trajtimit te studenteve Shkoder eshte pa ngrohje.Kete shqetesim e sjellin studentet te cilet thone se sistemi i ngrohjes nuk eshte ndezur asnjhere.

Ata shprehen se e kane te pamundur te mesojne ne kushte te tilla duke u detyruar te perdorin mjete te tjera apo batanije. Ndermarrja e trajtimit te studenteve aktualisht eshte ne kushte normale dhe te pranueshme per jetesen e nje student, por i vetmi problem vazhdon te jete ngrohja.studentet thone gjendja me problematike paraqitet ne godinen numer 1 ndersa ne te tjerat situata eshte dicka me normale. Alternativa e vetme për të sfiduar temperaturat e ulëta që po mbretërojnë këto ditë janë ngrohëset elektrike, edhe pse përdorimi i tyre në konvikte është i ndaluar. Ndonjë nga studentet thotë se gjatë natës siguron ujë të nxehtë në shishe plastike, ndërsa ndonjë tjetër shkon për të fjetur te njerëz të afërm në qytet.

Artikulli paraprakBY PASS-I “ZHDUK” LIQENIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërVLLAZNIT ULTRAS, REAGOJNË PËR ARRESTIMET NË STADIUM