Fshati Drisht, në njësinë administrative Postribë është I njohur për kultivimin e qepës. Por vitet e fundit, mungesa e tregut për shitjen e qepës ka bërë që fermerët të kenë vështirësi në ruajtjen e kësaj traditë mijëravjeçare. Maliq Curri, administrator I shoqërisë së bashkëpunimit bujqësor “Qepa e Drishtit” thoë se në aktualisht 70% e sasisë së qerpës së kultivuar këtë vit nuk ka dalë në treg, ndërkohë që zgjidhje për këtë situatë mundtë jetë vetëm tregtimi jashtë vendit.
Administratori Curri, I cili është po ashtu fermer ka një thirrje për bashkinë dhe qeverinë për krijimin e politikave që mbështesin banorët e zonës për kultivimin e qepës.
Në bashkëpunim me GIZ vitet e fundit është tentuar që të krijohet një treg për shitjen e qepës së Drishtit, por duket se mungesa e tregut vijon t’I vendosë fermerët e zonës përballë sfidave të shumta