Moti i ftohtë dhe me shi nuk ka ndalur makinat e rënda që po punojnë për të vendosur barriren e re të gardhit që ndan kufirin mes hungarisë dhe serbisë.

Punëtorët zotohen se puna në 170 km vijë kufitare do të përfudojë deri më 1 maj. Barriera po ndërtohet na afërsi të vendkalimit të rregullt kufitar dhe afër pikës ku kalojnë refugjatët dhe emigrantët. Cdo ditë autoritet hungareze lejojnë hyrjen e 5 personave nëprmjet dyerve rrotulluese prej hekuri. Mohammad Rahim Bahshi’s do të kalojë kufirin, duke i dhënë kështu fund edhe udhëtimit të rrezikshëm prej 13 muajsh. “Kur nisa udhëtimin nga irani, pagova 2,500 dollarë për cdo anëtar të familjes. Më pas nga greqia në serbi pagova 1,300 dollarë për secilin nga ne ek kontabandistës pakestinezë. Në total nga turqia në greqi e serbi kam shpenzuar rreth 27 mijë dollarë,” – thotë Muhamed. Për Muhamedin paratë e shpenzuara ia kanë vlejtur sa kohë ai ka shpresë të nisë jë jetë të re në një nga vendet e Bashkimit Europian, por për shumë të tjerë që ndjekin të njëjtat hapa si të familjes së tij, rregullat e reja të qëverisë hungareze dhe ligjet që shoqërojnë kufirin mund të rezultojnë një pengesë e madhe. “Unë jam dakord që të mos lejohet hyrja e mijëra njerëzve në territoritn e bahskimit europian pa mbikëqyrje, por ne nuk duhet të harrojmë se pjesa më e madhe vjen nga vendet në konflikte të armatosur. Ndërtimi i murit përbbalë këtyre nejrëzve , nuk është përgjigja e duhur,”– shprehet Agnes Szoke-toth, bashkëthemeluese e organizatës joqeveritare MigSzol. Pavarësisht presionit publik nga OJQ-të dhe anëtarët e shoqërisë civile, kritikave nga ndërkombëtarët, qeveria hungareze ka vendosur të cojë përpara ndëtimin e shtresës së dytë të murit përgjatë kufirit me Serbinë me qëllim ndalimin e fluskit të emigrantëve.

Artikulli paraprakMË 3 PRILL SHËRBIMI KOMBËTAR I URGJENCËS NIS NË TË GJITHË SHQIPËRINË
Artikulli tjetërGOOGLE LANÇON PROGRAMIN QË MUND TË ZËVENDËSOJË WHATSAPP