Dy shtetas të shpallur në kërkim u arrestuan nga policia kufitare në pikën e kalimit në Muriqan të Shkodrës.
Në pranga përfunduan Mikelano Karaj, 25 vjeç, banues në Mamurras si dhe Sokol Cali, 42 vjeç, banues në Lezhë. Burime zyrtare sqarojnë se Karaj është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për mos kallëzim krimi. Ai është dorëzuar pranë komisariatit të Durrësit. Ndërkohë, ndalimi Calit u bë pasi ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet për vjedhje. Dorëzimi i këtij shtetasi u bë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pa probleme.