Strukturat e Drejtorisë Vendore të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin Sebastian Vezi 25 vjeç, banues në fshatin Sallmone, të Shijakut.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonte 25 vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.7 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Çështja i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. 25-vjecari Sebastian Vezi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”