Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas serb, i cili po tentonte të kalonte pikën kufitare të Murriqanit me një sasi lënde narkotike.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se 36-vjeçari Aleksandar Maslovara është kapur gjatë kontrollit të dytë në automjetin e tij, kur ndodhej në vijën e dytë të kufirit. Sipas burimeve, gjatë kontrollit të makinës së tij tip “Alfa”, model 159, me targë serbe janë gjetur në pjesën e parakolpit bimë narkotike të llojit marijuanë. Bima ishte në formën e boçeve të thara dhe pas peshimit sasia e saj ka rezultuar rreth 13 kilogramë. Shtetasi serb është marrë në pyetje për të mësuar se ku e ka marrë lëndën narkotike, shtojnë burimet. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare pikërisht në pjesën e prapakolpit është gjetur një letër e bardhë ku në brendësi të saje kishte material bimor, me ngjyre jeshile në gjendje të thatë në formë boçe me arome dhe karakteristika të lëndës narkotike Mariuane, ku pas peshimit rezultoj të jetë 13.8 gram. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tirane, për veprën penale « Trafikim të lëndëve narkotike », neni 283a/1 i Kodit Penal.