Policia Kufitare arreston një shtetas Malazez të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë së Beogradit/Serbi Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare & Migracionit Muriqan,

në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në bashkëpunim me Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bënë arrestimin provizor të shtetasit Malazez:
Igor Drakulic 35 vjeç, banues ne Bar, me kombësi dhe shtetësi Malazeze. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Ky shtetas është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan për të kryer procedurat në hyrje për në Republikën e Shqipërise. Nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, ky shtetas rezulton të jetë i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë së Beogradit/Serbi. Shtetasi Igor Drakuliç është i dënuar me 8 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” Plagosje me pasojë vdekjen”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasit Malazez Igor Drakulic me qëllim Ekstradimi drejtë Serbisë.

Artikulli paraprakMAKINA HUMB KONTROLLIN PËRPLASET ME MURIN
Artikulli tjetër26 FAMILJE TË NGUJUARA MARRIN DHURATA PËR FUNDVITIN