Tashmë në pikën e kalimit kufitar në Muriqan ka rënë fluksi I lëvizjeve. Prej fillimit të vitit, përmes kësaj pike kufitare kanë dalë me mijëra shtetas shqiptarë dhe të huaj të cilët kishin kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Më të shumtë kanë qenë emigrantët të cilët kaluan festat pranë familjarëve të tyre të cilët më pas kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë në Europë dhe jo vetëm. Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në 48 orët e fundit kanë kalaur përmes kësaj pike të kalimit kufitar 9118 shtetas, prej të cilëve 2134 shtetas kanë kaluar në datën 7 janar, ndërsa 6984 është numri I shtetasve që kanë hyrë dhe dalë në datën 6 janar.

Këto dy ditë mund të cilësohen si ditët e fundit të fluksit të lëvizjeve në këtë pikë kufitare, ku pjesa më e madhe e turistëve dhe emigrantëve janë larguar nga Shqipëria. Ndërkohë nuk mungojnë as rastet kur shtetas shqiptarë përmes kësaj pike kufitare kalojnë në shtetin fqinj për shkak të ofertave të shumta turistike që kjo zonë ofron përgjatë gjithë vitit

Artikulli paraprakDHUNA NDAJ 3 SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI, DYSHOHET SE U KONFIKTUAN PËR RADHËN E ZBRITJES NGA TRAGETI! NË PRANGA 3 MALAZEZË
Artikulli tjetërQYTETARËT DËMTOJNË INVESTIMIN E BASHKISË